Juventusi nis ciklin e ri, Elkann skicon rrugën për t’u ndjekur

Futboll

Juventusi nis ciklin e ri, Elkann skicon rrugën për t’u ndjekur

Më: 16 maj 2024 Në ora: 11:29
Juventusi

Ndjenja te Juventusi, menjëherë pas fishkëllimës së fundit në “Olimpico”, ishte se një cikël u mbyll përfundimisht. Allegri, i cili do të ketë ene kohë të mbyllë llogaritë me klubin, e ka bërë të qartë në disa mënyra:

“Nëse largohem, do të largohem nga një Juventus i fortë”.

Është shkruar lamtumira, aty është edhe pasardhësi: Thiago Motta. Në javët në vijim do të vazhdohet me zyrtarizimet, teksa Giuntoli e ka bërë zgjedhjen e tij pak kohë më parë. Juventusi do të rifillojë në emër të të rinjve, siç tregon Elkann, por edhe Vlahovic e Chiesa, që të paktën me fjalë janë “të blinduarit” bardhezi.

“Ne e shikojmë të ardhmen me optimizëm dhe shpresë, kemi të rinj të jashtëzakonshëm”, – tha John Elkann në lëndinën e “Olimpico”, menjëherë pas ceremonisë së Kupës së Italisë. Një sinjal i qartë i rrugës që kanë marrë bardhezinjtë në epokën e re. Epokë që largon Allegrin (as që e përmendi Elkann), i cili pas shpërthimit në fushë, nuk u kursye as para gazetarëve në konferencën për shtyp: “Ju nuk e keni thënë të vërtetën e një viti, edhe pse e dinit të gjithë…”

Epoka e re bardhezi do të nisë me Thiago Motta në stol, i cili prej disa kohësh është i përzgjedhuri i Giuntoli. Në sulm, trajneri mrekullibërës i Bologna, duhet t’ia fillojë sërish nga Vlahovic dhe Chiesa, të cilët ishin të qartë në ripërsëritjen e vullnetit të tyre para kamerave. “Sezonin e ardhshëm synojmë të fitojmë gjithçka”, – pohoi serbi.

“Mendimi është të qëndrojmë te Juve dhe të hakmerremi”, – shtoi italiani. Edhe këtu do të kemi të bëjmë me Giuntolin, njeriun kyç në shtëpinë e Juventusit. Do të jetë në dorën e tij të përcaktojë të gjitha strategjitë, të bëjë llogaritë në treg dhe ndoshta të bëjë disa sakrifica të rëndësishme. Në pritje të njoftimeve, ka një siguri: “shinat” mbi të cilat do të ecet në të ardhmen tashmë janë përcaktuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat