Ancelotti: Askush nuk e priste që ai të shpërthente kështu

Futboll

Ancelotti: Askush nuk e priste që ai të shpërthente kështu

Më: 16 maj 2024 Në ora: 11:40
Ancelotti e Bellignham

Real Madrid ka zhvilluar një sezon të jashtëzakonshëm, duke fituar La Liga dhe kualifikuar në finalen e Champions League.

Një nga protagonistët e këtij sezoni është Jude Bellingham, i ardhur nga Dortmund verën e kaluar.

Megjithatë, ai u përshtat në mënyrë të shkëlqyer me skuadrën “los blancos”, duke realizuar 23 gola në total në 40 ndeshje sezonale (po 23 gola ka edhe Vinicius). Nga këto, 19 gola i ka realizuar në La Liga, duke qenë golashënuesi më i mirë i Real në kampionat.

Këtë fakt e ka vlerësuar shumë trajneri Carlo Ancelotti, që duke folur për Bellingham, u shpreh: “Ne nuk kërkojmë asgjë nga Bellignham sepse sezoni i tij është fantastik. Duke qenë viti i tij i parë, askush nuk e priste që ai të shpërthente kështu”.

“Ne nuk mendojmë për golashënuesin më të mirë, ai nuk është aq i rëndësishëm për ne. Qëllimi i sezonit është arritur, pasi të gjithë punojnë për skuadrën. Fituam La Liga edhe falë golave të tij, ndaj ai meriton shumë vlerësime nga të gjithë”, tha Ancelotti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat