Tashmë mund të quhet e kryer, Filip Najdovski nuk është më një lojtar i Tiranës.
Një lajm i pritshëm prej muajsh ku së shpejti pritet edhe zyrtarizimi final nga klubi.
Qendërmbrojtësi maqedonas u afrua para 4 sezonesh duke u kthyer menjëherë në një lider absolut të prapavijës, e në fillim të këtij sezoni mori edhe shiritin e kapitenit. Megjithatë, në janar nisën përplasjet brenda grupit dhe marrëdhëniet u krisën deri në kulm.
Kontrata skadon këtë qershor dhe palët s’kanë ndërmend të rinovojnë duke mbyllur një 4-vjeçar me 1 titull kampion dhe 1 Superkupë të fituar. Lojtari ka tërhequr letrat dhe pritet të rikthehet në vendlindje për të vijuar karrierën.
Megjithatë, pista Superiore mbetet ende e hapur për të pasi është Partizani që ka shprehur interes për ta afruar në skuadër.