Egnatia fitoi për herë të dytë rradhazi Kupën e Shqipërisë përballë Kukësit duke shtuar trofeun e dytë në muzeun e saj të ri.
Rrogozhinasit gjithashtu mbyllën kampionatin në vendin e parë dhe janë pretendentë kryesor për titullin kampion që do të vendoset në Final Four.
Stafi teknik dhe skuadra janë 100% të fokusuar në gjysmëfinalen me Vllazninë, që luhet të dielën në orën 19:00 në Air Albania e më pas finalja e madhe për titullin kampion.
Drejtuesit nga ana tjetër kanë nisur punën për të përforcuar skuadrën në merkaton e verës.
Lajmi i fundit sa i përkat merkatos në hyrje te rrogozhinasit është rikthimi i dy lojtarëve shumë të rëndësishëm në sezonin e vjetshëm. Redi Kasa dhe Hysen Memolla do të përfundojnë huazimet e tyre e do të vihen nën urdhërat e trajnerit Tetova për ndeshjet e Kupës së Europës. Lojtarët kanë edhe 1 vit kontratë me klubin dhe do të kontribuojnë sërish me fanellën jeshile.