Alarmohen Real Madridi dhe Brazili

Futboll

Alarmohen Real Madridi dhe Brazili

Më: 16 maj 2024 Në ora: 12:16
Pamje

Endrick, sulmuesi i Palmeiras dhe lojtari i nënshkruar nga Real Madrid, u largua me barelë këtë të mërkurë, me sa duket me një dëmtim muskulor, gjatë ndeshjes së Copa Libertadores kundër Independiente del Valle.

Numri 9 kërkoi zëvendësimin rreth minutës së 60-të dhe u shtri në barin e Allianz Parque de Sao Paulo me këmbën e djathtë të zgjatur dhe duart në kokë derisa mbërritën shërbimet mjekësore të klubit brazilian.

Sulmuesi u ngrit me barelë dhe u dërgua me karrocë mjekësore në stolin vendas, në momentin kur Palmeiras po fitonte me rezultatin 2-0.

Atje ai çaloi disa hapa drejt një prej vendeve në bankën rezervë, ku dukej dukshëm i shqetësuar.

Menjëherë pas kësaj, një pako akulli u vendos në pjesën ku po i vinte dhimbja.

Kjo pengesë me Endrick ndodh pothuajse një muaj përpara Copa America të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila do të fillojë më 20 qershor.

Endrick, 17 vjeç, u përfshi në skuadrën që trajneri brazilian, Dorival Junior, zbuloi të premten e kaluar.

I pyetur për praninë e Endrick në listë, Dorival theksoi se sulmuesi “ishte tashmë protagonist” në “pushtimet e mëdha” me Palmeiras dhe se ai hyri pozitivisht në ekipin e parë kundër Anglisë dhe Spanjës.

Brazili do të debutojë në Copa America më 24 qershor kundër Kosta Rikës në stadiumin SoFi në Los Anxhelos.

Para kësaj, ata do të luajnë dy miqësore përgatitore kundër Meksikës dhe ShBA-ve, më 8 dhe 12 qershor, përkatësisht në Teksas dhe Florida..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat