Vendim i gabuar

Futboll

Vendim i gabuar

Më: 16 maj 2024 Në ora: 12:50
Neuer e Marciniak

Toni Kroos i është rikthyer edhe njëherë episodit që shkaktoi shumë polemika në gjysmëfinalen e Championsit të fituar 2-1 kundër Bayern Munich.

Dygolëshi i Joselut i dha Realit fitoren dhe kalimin në finalen e madhe të Wembleyt (1 qershor), ndërkohë që bavarezëve iu anulua goli i De Ligt në sekondat e fundit.

Gol që do të dërgonte takimin në shtesë. Polaku Marciniak vërshëlleu menjëherë sapo anësori ngriti flamurin për pozicion të parregullt. Që në fakt nuk ishte i tillë.

“Vendim i gabuar. Iu bë një menaxhim i keq atij momenti.

Duhej të ishte lejuar vazhdimi i lojës deri në përfundimin e aksionit.

Unë mendoj se faji kryesor ishte i arbitrit anësor.

Ai sinjalizoi pozicion të parregullt dhe kryesori ndërpreu aksionin duke i besuar anësorit.

Zemërimi i Bayernit është i justifikuar, pasi gjithmonë duhet lejuar përfundimi i aksioneve”, u shpreh mesfushori i madh gjerman.

Reali i Madridit do të përballet me Borussian e Dortmundit në finalen e edicionit 2023/2024 në Champions League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat