McKennie në një lidhje me motrën e futbollistit të Interit

Futboll

McKennie në një lidhje me motrën e futbollistit të Interit

Më: 16 maj 2024 Në ora: 12:57
McKennie me të dashurën

Weston McKennie dhe Chiara Frattesi janë bashkë. Motra e Davide, mesfushorit të Interit, konfirmoi lidhjen, e cila ka qenë në qendër të thashethemeve prej javësh, me një foto romantike pas fitores së Juves në finalen e Kupës së Italisë.

Pasi bardhezinjtë mundën Atalantën, bukuroshja Frattesi doli në fushë për të festuar me të dashurin e saj të ri. Sipas thashethemeve, lidhja mes të dyve vazhdon prej disa muajsh.

Në foto, Weston McKennie mban një shishe verë me njërën dorë dhe me krahun tjetër rrethon Chiara, e cila është duke buzëqeshur.

Frattesi e ndau foton në profilin e saj në Instagram, duke shtuar një zemër të kuqe. Chiara Frattesi, e lindur më 2002, është një modele dhe influencuese, por në të ardhmen do të donte të bëhej gazetare sportive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat