Skenar i bujshëm te Bayerni

Futboll

Skenar i bujshëm te Bayerni

Më: 16 maj 2024 Në ora: 13:29
Tuchel

Bayern Munih bën prapakthehu. Bavarezët po mendojnë të konfirmojnë Thomas Tuchel edhe për sezonin e ardhshëm!

Një vendim i bujshëm, pasi në shkurt klubi njoftoi se palët do të ndaheshin një vit para përfundimit të kontratës (2025).

Në këta muaj, rekordmenët e futbollit gjerman kanë marrë një sërë refuzimesh, mes tyre nga Xabi Alonso, Nagelsmann dhe Rangnick. Tuchel, në shkurt kishte lënë të kuptohej se vendimi për t’u ndarë ishte marrë nga klubi.

Tekniku ka konfirmuar disa herë se ishte gati të qëndronte, një ide që nuk pëlqehej nga drejtuesit.

Por, në ditët e fundit presidenti i nderit, Uli Hoeness është takuar me presidentin në detyrë Hainer dhe Rummeniggen, për të diskutuar mbi mundësinë e konfirmimit të teknikut 50-vjeçar.

]Nuk përjashtohet mundësia që Bayerni të vazhdojë me Tuchel deri në 2025. Dhe më pas të provojë të marrë Jurgen Klopp, i cili ka vendosur të bëjë një vit pushim. Tuchel ka gjetur aleatë me peshë në brendësi të dhomave të zhveshjes.

Kapiteni Neuer dhe zv/kapiteni Muller, kanë biseduar me drejtuesit për t’i bindur që të konfirmojnë teknikun aktual. Ky i fundit duhet të zgjidhë problemet me figura të rëndësishme si Kimmich dhe Goretzka.

Neuer, gjithsesi siguron se skuadra, edhe pse sezoni ka qenë i vështirë, ka mësuar shumë nga Tuchel. Në Angli kanë qarkulluar zërat se trajneri është në listën e Manchester United.

Klub që sipas mediave britanike ka si synim ta angazhojë për vitin e ardhshëm. Por tekniku gjerman i ka ngrirë bisedimet në pritje që të marrë konfirmimin nga Bayerni..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat