Presidenti i FFK-së takon presidentin e UEFA-së para Kongresit të FIFA-së

Futboll

Presidenti i FFK-së takon presidentin e UEFA-së para Kongresit të FIFA-së

Më: 16 maj 2024 Në ora: 14:06
Sejdini, Ceferin e Ademi

Presidenti i FFK-së takon presidentin e UEFA-së para Kongresit të FIFA-së!

Presidenti Agim Ademi ka marrë pjesë në takimin e rëndësishëm para Kongresit të FIFA-së me presidentin e UEFA-së, Aleksandër Çeferin në Bangkok.

Në takimin e përbashkët të krerëve të 55 anëtareve të UEFA-së, janë diskutuar sfidat dhe mundësitë për zhvillimin e futbollit si dhe është diskutuar për mbështetjen e kandidaturave të shteteve evropiane (Gjermanisë, Belgjikës dhe Holandës) për organizimin e Kampionatit Botëror 2027 për femra, e ku për kandidaturën fituese do të vendoset në Kongresin e FIFA-s.

Ndërkaq, pas këtij takimi kreu i FFK-së së bashku me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Muamed Sejdini kanë zhvilluar takim të veçantë me presidentin Çeferin, ku u diskutuan disa prej kërkesave të dy federatave në kuadër të zhvillimit të mëtejmë të futbollit në rajonin tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat