Hasani në Besë

Futboll

Hasani në Besë

Nga: K.G. Më: 16 maj 2024 Në ora: 14:36
Ferhan Hasani

Edhe pse kishte oferta nga klube të tjera, Ferhan Hasani, legjenda e Shkëndijës së Tetovës, raportohet se për dy vitet e ardhshme do ta bartë fanellën e debutuesit të elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut, Besa e Dobërdollit. 

Ish reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut, ka luajtur edhe për Wolfsburgub, Brondbyn, Al Raedin, Helsinkin, Partizanin e Tiranën dhe klubi i tij i fundit ka qenë Helsingor nga Danimarka, tani ka marrë një ofertë nga drejtuesit e Besës.

Ai do të luajë për ekipin nga Dobërdolli”, shkruan mediumi maqedonas “Sportmedia”.

Me angazhimin e këtij sulmuesi me përvojë, drejtuesit e Besës tregojnë se nuk e kanë ndërmend të luajnë një rol dytësor në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat