Shtetet e rajonit po shikojnë me habi, kjo kurrë nuk pritej nga shqiptarët

Futboll

Shtetet e rajonit po shikojnë me habi, kjo kurrë nuk pritej nga shqiptarët

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 16 maj 2024 Në ora: 14:47
Lojtarët e Struga Trim Lum

Për herë të parë në histori të futbollit, do të kemi katër skuadra shqiptare në kualifikueset e Champions League. 

Skuadra e katërt është çështje ditësh kur do të konfirmohet zyrtarisht kampioni i ri i Malit të Zi.

Është fjala për skuadrën shqiptare Deçiqi nga Tuzi, me president Pal Dreshaj.

Deçiqi i duhen edhe tri pikë nga dy ndeshjet e fundit dhe të shpallet kampion i ri i Malit të Zi.

Deçiqi do të luajë në Nikshiq me Sutjeskën dhe në fund e pret Arsenalin e Tivatit.

Deçiqi kryeson me 64 pikë e ka 3 më shumë se Buduçnosti i Podgoricës.   

Struga Trim Lum, skuadër shqiptare, është kampion i ri i Maqedonisë së Veriut. 

Brenda pak ditëve do të kemi edhe kampionin e ri në Kosovë dhe në Shqipëri.

Kësisoj, sipas të gjitha gjasave, katër skuadra shqiptare do të janë në Champions League në edicionin 2024-2025.

Deçiqi që prite të shpallet kampion i Malit të Zi, Struga Trim Lum – kampioni i Maqedonisë së Veriut, si dhe së[ shpejti do të dihet kampioni i Kosovës dhe ai i Shqipërisë.

Katër kampionë shqiptarë në katër shtete të ndryshme.

Kjo është mrekulli shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat