Ktheu Juventusin te trofetë dhe në Champions

Futboll

Ktheu Juventusin te trofetë dhe në Champions

Më: 16 maj 2024 Në ora: 15:41
Masimilano Alegri

Trofeu i Kupës së Italisë ka qenë i pari që pas kthimit te Juventusi për Masimilano Alegrin, dhe me sa duket edhe i fundit për trajnerin italian.

Gazetari i njohur për merkaton, Fabricio Romano, ka bërë të ditur se Alegri tashmë duket ta cilësojë veten të larguar nga bardhezinjtë, ndonëse ka edhe një vit të mbetur në kontratën e tij me këtë klub.

“Juventusi dhe Masimiliano Alegri do të ndajnë rrugët pasi ai nuk do të jetë trajneri i skuadrës në sezonin e ardhshëm, siç është planifikuar që në shkurt. I vetmi detaj për t’u sqaruar është nëse Juventusi do të vendosë të shkarkojë Alegrin tani apo pas 10 ditësh.

Prioriteti i Juventusit mbetet Tiago Mota”, shkruante në rrjetet sociale gazetari i njohur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat