Duka habit me një detaj për Fadil Vokrrin

Futboll

Duka habit me një detaj për Fadil Vokrrin

Më: 16 maj 2024 Në ora: 15:46
Duka e Vokrri

Kreu i FSHF-së, Armand Duka, ka thënë se raportet e tij me Fadil Vokrrin ishin të shkëlqyeshme.

“Po të kthehem në vitet e para, 2002 kur unë jam zgjedhur President i Federatës së Futbollit, unë as që e mendoja se do të kandidoja ose do të pretendoja për të qenë anëtar i Komitetit Ekzekutiv apo Zv.President i UEFA-s.

Më vonë, vit pas viti fillova të mendoja se ne edhe mund të përfaqësohemi pak më mirë. Pas një mbledhje që kishim në Zvicër isha me Fadil Vokrri dhe ai më tha që “pse nuk kandidon për Komitet Ekzekutiv” dhe aty fillova duke e menduar këtë gjë.

Takova 2-3 kolegë dhe i pyeta.

Pastaj kandidova për Komitet Ekzekutiv, në zgjedhjet e fundit isha dhe kjo është në përgjithësi tradita në UEFA, ai që votohet më shumë, bëhet Zv.President i UEFA-s dhe unë isha më i votuari në Kongres dhe u zgjodha”, kujton Duka në një intervistë dhënë emisionit “Opinion” të Blendi Fevziu.

Duka ka folur gjer e gjatë në lidhje me futbollin shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat