Zhvillime të bujshme te Juventusi

Futboll

Zhvillime të bujshme te Juventusi

Më: 16 maj 2024 Në ora: 16:04
Massimiliano Allegri

Zhvillime të bujshme te Juventusi pas fitores së djeshme të Kupës së Italisë. Në qendër të reflektimeve te skuadra torineze për momentin është emri i Massimiliano Allegrit.

Sipas raporteve të fundit që vijnë nga Continassa, Ferrero, Scanavino, Giuntoli dhe e gjithë drejtuesit e Juventusit po e vlerësojnë me shumë kujdes pozicionin e trajnerit nga livorno.

Përtej rezultatit sportiv, që e çoi Juventusin të fitonte një trofe pas gati 3 vitesh pritje, Juventusit nuk i pëlqyen aspak ngjarjet menjëherë pas ndeshjes, duke iu referuar veçanërisht përplasjes që vetë Allegri pati me Guido Vaciago, drejtor i Tuttosport.

Sipas mendimit të klubit, disa qëndrime nuk përkojnë me rregullat e sjelljes së Juventusit dhe pikërisht për këtë po mendohet një ndërprerje e parakohshme e marrëdhënies, e cila mund të ndodhë që sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat