Derbi i madh në Gjilan

Futboll

Derbi i madh në Gjilan

Më: 16 maj 2024 Në ora: 16:08
Gjilani

Kur jemi në dy javët e fundit të elitës së futbollit kosovar, drejtësia në ndeshjet e futbollit duhet të jetë e nivelit sa më të lartë.

Për këtë gjë ka menduar FFK, ku ka selektuar gjyqtarët më të mirë vendor.

Nga kjo javë, spikat derbi i qytetit në Gjilan, në mes të Dritës dhe Gjilanit, ndërsa ndeshja e sezonit, ku mund të vendosi fatin e titullit kampion zhvillohet në Zahir Pajaziti, aty ku Llapi e pret Ballkanin.

Të gjitha takimet do kenë interesim të jashtëzakonshëm, duke parë luftën që po bëhet për mbijetesë dhe titullin kampion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat