Inter prej ditësh po punon për të transferuar në Itali portierin e ri të skuadrës, Bento Krepski.
Ky i fundit aktivizohet në Brazil me Athletico Paranaense dhe drejtuesit zikaltër e konsiderojnë si njeriun e duhur për të nisur një epokë të re në skuadër, sa i takon rolit të portierit.
Megjithatë, pavarësisht se në media është folur shumë për një marrëveshje të arritur mes palëvve, vetë Bento thekson së fundmi se nga Inter për momentin ka vetëm interes dhe nuk ka marrë asnjë ofertë.
“Ato që shkruhen në media janë të gjitha spekulime. Inter për momentin ka shprehur interes, por jo ofertë konkrete. Jam i lumtur që emri im qarkullon te Inter sepse kështu do të thotë që puna ime është vlerësuar.
Nëse ata bëjnë një ofertë atëherë do të shohim, do të flas me klubin dhe agjentin e nëse arrijmë një marrëveshje atëherë do të duhet që të përfitojnë të gjitha palët e përfshira”, u shpreh Bento.