Ramos: Nuk e di të ardhmen time

Futboll

Ramos: Nuk e di të ardhmen time

Më: 16 maj 2024 Në ora: 16:42
Sergio Ramos

Mbrojtësi i Sevilla, Sergio Ramos, ka një kontratë drejt skadimit me andaluzianët dhe sipas gjasave nuk do ta rinovojë. Ish-kapiteni i Real Madridit, pas humbjes 1-0 ndaj Cadiz, ka folur për “Movistar+”, duke trajtuar shumë tema:

“Futbolli është çështje detajesh. Ne rezistuam, pavarësisht rrethanave që kërkonte një ndeshje si kjo.

Askujt nuk i pëlqen të humbasë. Për ne ishte një ndeshje e rëndësishme, edhe nëse Cadiz luante më shumë futboll. Fati nuk ishte në anën tonë, do të donim t’iu jepnim kënaqësi tifozëve.”

Jesus Navas u largua nga fusha në lot emocionesh…

Këto janë momente shumë emocionale, jo vetëm në nivel personal. Futbolli është me plot të panjohura, ju jetoni në të tashmen. Njerëzit gjithmonë do të kenë lamtumira, është normale që të emocionohen. Asnjëherë nuk e dini se kur mund të jetë momenti i fundit.

Çfarë do të bëni ju sezonin e ardhshëm?

Nuk jam i sigurt, jetoj nga dita në ditë. Jetoj në të tashmen, e ardhmja nuk dihet.

Në rastin tim asgjë nuk është vendosur për momentin. San Diego? Nuk kam qenë kurrë atje, nuk e di se si është të jetosh atje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat