Reagojnë të përçarë tifozët

Futboll

Reagojnë të përçarë tifozët

Më: 16 maj 2024 Në ora: 16:43
Juan Cuadrado

Fitorja e Kupës së Italisë riktheu entuziazmin te tifozët e Juventusit, të cilët festuan një trofe pas tri vitesh “thatë”.

E ndërsa  hoqi të gjithë “gurët nga këpucët”, fillimisht ndaj Giuntolit e më pas drejtorit të “Tuttosport”, tifozët bardhezinj e derdhën të gjithë kënaqësinë e tyre në rrjetet sociale.

Mirëpo, pikërisht nën njërin prej këtyre postimeve u shfaq edhe komenti i një prej lojtarëve më të papëlqyer nga tifozët e Juventusit për momentin, pikërisht Juan Cuadrado.

Kolumbiani pas 8 sezonesh me Juventusin kaloi te rivalët historikë zikaltër, me të cilët, pavarësisht se luajti shumë pak për shkak të dëmtimit, fitoi titullin e yllit të dytë.

Një koment për të komplimentuar ish-shokët e tij të skuadrës (dy “emoji” që simbolizojnë duartrokitjet, nën postimin me të cilin Juve festoi fitimin e Kupës së Italisë për të 15-tën herë në historinë e vet), që shkaktoi reagim negativ si nga një pjesë e tifozëve të Juventusit, ashtu edhe nga një pjesë e zikaltërve.

Nga njëra anë, në fakt, në vend që të kalonte në klubin me të cilin rivaliteti ka qenë gjithmonë më intensiv (ai shkoi atje si lojtar i lirë, pasi Juventus vendosi të mos e rinovonte kontratën e tij), tifozët e Juventusit e fajësojnë për sjelljen e treguar me rastin e festimeve të titullit të fituar me Interin (që nga syzat me ‘dy yjet’, duke njohur kështu edhe titullin e sherrit të sezonit 2005-2006, deri te thirrjet mbi autobusin e hapur ‘kush nuk kërcen është lojtar i Juventusit’), aq sa nisi një peticion online drejtuar klubit bardhezi për ta larguar kolumbianin nga “J-Museum”.

Disa prej tifozëve bardhezi e shohin këtë koment si një përpjekje të dëshpëruar të tij për të korrigjuar veten.

Nga ana tjetër, tifozët e tij aktualë, e konsiderojnë “tradhtar” për këtë koment përshëndetës në adresë të ish-bashkëlojtarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat