Tifozët e Partizanit e mbajnë mend mirë Caleb Ekubanin

Futboll

Tifozët e Partizanit e mbajnë mend mirë Caleb Ekubanin

Më: 16 maj 2024 Në ora: 17:01
Caleb Ekuban

Tifozët e Partizanit e mbajnë mend mirë Caleb Ekubanin, një ndër të huajt më cilësorë dhe më të fortë që ka zbarkuar në Superiore.

Ishte sezoni 2016/2017 kur sulmuesi ganez shpallej golashënuesi i dytë më i mirë në Superiore me 17 gola. (Pejiq)..

Edicion ku Kukësi fitonte titullin e parë në histori dhe Tirana dëshpëronte popullin bardheblu duke rënë në Kategorinë e Parë.

30-vjeçari aktualisht është pjesë e Genoas në Serie A. Me ekipin më të vjetër italian ka shënuar deri tani 4 gola në kampionat (+2 asistime).

Ekuban ka kujtuar Partizanin dhe tifozerinë e kuqe përpara nisjes së “Final 4”, format nga i cili do të zgjidhet edhe skuadra kampione në Shqipëri.

“Demat” sfidojnë Skënderbeun në “Air Albania” të premten (20:00). Duel ku mjafton edhe barazimi për t’u ndeshur më pas në finale me fituesin e Egnatia-Vllaznia.

Në videon e postuar në faqen e “Ultras Guerrils”, grupimi i mirënjohur ultras që mbështet skuadrën e kuqe, Ekuban deklaron:

“Përshëndetje, o çuna. Jam Ekuban. Mendoj se disa prej jush më mbani ende mend.

Kam qenë pjesë e klubit tuaj vite më parë. Kam dëgjuar dhe kam parë që jeni në gjysmëfinale.

Një gjë që nuk arrita t’ia sillja klubit ishte fitimi i një trofeu. Shpresoj ta realizoni këtë mision. Bëjeni për mua që nuk ia dola. Bëjeni për tifozët e pabesueshëm.

Forca Guerrils. Dhe për një popull që është i kuqi i partizanëve. Hajde çuna“.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat