Xavi mbetet te Barcelona

Futboll

Xavi mbetet te Barcelona

Më: 16 maj 2024 Në ora: 18:20
Xavi

Njerëzit e afërt të trajnerit e këshillojnë të largohet, por vendimi përfundimtar do të jetë i tij

Thashethemet vazhdojnë të dalin në lidhje me të ardhmen e Xavi-t.

Pasi trajneri i Barcelonës kishte deklaruar muajt e fundit se nuk do të ishte në drejtim të skuadrës sezonin e ardhshëm, së fundmi pati një kthesë nga vetë ish-mesfushori, i cili arriti marrëveshjen për të vazhduar aventurën e tij në Katalonjë.

Sipas asaj që u raportua nga El Larguero, një program radio sportiv spanjoll i transmetuar në Cadena SER, Xavi megjithatë është gjithnjë e më i vetëdijshëm se nuk e duan te Barcelona.

Ai qëndroi sepse sondazhet me trajnerët e tjerë ishin të pasuksesshme: u bënë përpjekje me Roberto De Zerbi, trajnerin e Brighton, i cili refuzoi dhe të njëjtën gjë bëri edhe Hansi Flick.

Në të vërtetë, raporton Cadena SER, Deco, drejtori sportiv i klubit, tha publikisht disa ditë më parë se nuk do të dëshironte të vazhdonte me Xavi-n.

Njerëzit e afërt të trajnerit e këshillojnë të largohet, por vendimi përfundimtar do të jetë i tij. Sonte katalanasit do të sfidojnë Almerian në transfertë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat