Gjilani - Drita, derbi i madh i Kosovës

Futboll

Gjilani - Drita, derbi i madh i Kosovës

Më: 16 maj 2024 Në ora: 18:37
Pamje nga një ndeshje

Në programin e kampionatit elitar të futbollit të Kosovës është dueli i të shtunës (15.00) ndërmjet Gjilanit dhe Dritës, takim i vlefshëm për xhiron e 35-të në “Albi Mall” Superligë.

"Ballafaqimi ndërmjet dy rivalëve të qytetit do të zhvillohet edhe njëherë tjetër në stadiumin ndihmës në Gjilan.

Kjo do jetë përballja e katërt e këtij edicioni dhe njëherit e fundit për 23/24.

Pavarësisht ambicjeve jo të njejta këtë edicion, fitorja mbetet objektiv kryesor për këtë duel, i cili do të zhvillohet në prezencën e tifozërisë vendase, pasi për shkak të kushteve jo të mjaftueshme të sigurisë, tifozëria mike nuk do jetë prezent në stadium.

Derbi numër 47-të kampional në futbollin e pasluftës do jetë i transmetuar nga “Artmotion”.

Ekipi ‘kuqebardh’ do zhvillojë paraditën e së premtes seancën e fundit stërvitore, teksa më pas do të organizojë konferencë shtypi për media në lidhje me detajet e këtij takimi", njofton SC Gjilani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat