Balaj “Këpuca e Artë e Superiores”

Futboll

Balaj “Këpuca e Artë e Superiores”

Më: 16 maj 2024 Në ora: 18:40
Bekim Balaj

Bekim Balaj ishte autor i 17 golave në 36 javët e kampionatit së sezonit të rregullt, duke kontribuar maksimalisht në kualifikimin e Vllaznisë në Final4.

Sulmuesi shkodran është njëkohësisht dhe kapiteni i skuadrës së qytetit të lindjes e ka si objektiv që të fitojë titullin kampion me skuadrën që i dha dorën në hapat e para të karrierës.

Sulmuesi i cili numëron dhe 9 gola me Kombëtaren e Shqipërisë do të marrë Këpucën e Artë të Superiores.

Me 17 gola, ai është i shkëputur nga ndjekësit dhe çfarëdo të ndodhë në “Final4”, duke e paimagjinueshme që të humbasë vendin e parë.

Më pak se Balaj ka shënuar Abazaj 11 gola, dhe Bintsouka 9 gola. Futbollisti i Partizanit, i cili do të luajë në “Final4” ka një diferencë prej 8 golash me shkodranin dhe është e paimagjinueshme që në 2 maksimumi 2 ndeshje të krijojë rivalitet.

Balaj ka arritur vetëm 1 herë që të fitojë titullin kampion, në sezonin 2011-2012 me Tiranën, ndaj do me çdo kusht që të triumfojë dhe me skuadrën e qytetit të lindjes, që nuk e fiton këtë trofe që nga sezoni 2000-2001.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat