Orë vendimtare për Interin, afati i Zhang skadon të hënën

Futboll

Orë vendimtare për Interin, afati i Zhang skadon të hënën

Më: 16 maj 2024 Në ora: 18:50
Zhang

Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021.

275 milionë në formën e financimit përmes “Great Horizon”, grupit të kontrolluar nga Sunning nëpërmjet të cilit kompania kineze zotëron mazhorancën e aksioneve të klubi zikaltër me 68.55 % të aksioneve.

Kuota që janë impenjuar si garanci për huazimin që duhet kthyer me gjithë interesat që çojnë borxhin në 375 milionë euro.

Zgjedhja e Zhang për të mbajtur klubin përmes një financimi të ri me Fondin Pimco, një kredi prej 430 milionë eurosh me të cilat do të shlyejë “Oaktree” për të rinisur me projektin ku nuk përjashtohet edhe një shitje e ardhshme te të interesuar nga Arabia Saudite.

Media amerikane “Bloomberg” foli për vonesa në përplimin e akordit për borxhin e ri me Pimko, palët si gjithmonë në këto raste nuk janë shprehur teksa nga Sunning sigurojnë që akordi është arritur formalisht.

Gjithsesi, ajo që zbulohet është se fondi “Oaktree” të cilit Inter duhet t’i kthejë borxhin, duke parë suksesin sportiv të Interit, dhe po ashtu edhe të ardhurat në rritje të klubit, dëshiron që huaja të mos shlyhet dhe në këtë mënyrë të përfitojë aksione, ndaj dhe po nxjer pengesa burokratike duke vonuar furnizimin me dokumentacionet e nevojshme.

Për këtë arsye tani tifozëve ju duhet të presin, me shumë mundësi 21 majin, duke qenë se e hëna e ardhshme në Luksemburg është ditë pushimi për bankat, për të parë se si do të mbyllet kjo çështje.

Brenda asaj date do të ketë në çdo rast qartësi mbi të ardhmen e pronësisë së klubit zikaltër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat