Kapiteni i Tottenhamit, Son Heung-min, ka folur për rastin që pati në fund të ndeshjes në humbjen nga Man City, teksa u kërkoi tifozëve që ta mbështesin Ange Postecoglous.
Skuadra e Londrës veriore pësoi një humbje 2-0 nga Manchester City të martën mbrëma dhe Postecoglou dha një vlerësim të keq për tifozët e Spurs, shumë prej të cilëve shpresonin të shihnin skuadrën e Pep Guardiolas të pretendonte fitoren për të parandaluar Arsenalin të fitonte titullin.
Humbja u dha fund gjasave të tyre për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, por siguroi që City do të fitojë titullin përpara Topçinjve nëse mposht Ëest Hamin të dielën.
“Unë jam gjithashtu njeri. Portieri mori një vendim vërtet të mirë”, u shpreh Son.
“Por unë marr përgjegjësinë që të mos shënoj atë rast të madh për ekipin, sepse skuadra po punonte shumë dhe po përpiqej të merrte një rezultat të mirë”.
Son është i bindur se Postecoglou është njeriu që do të udhëheqë Tottenhamin drejt lavdisë, pavarësisht pengesave të fundit dhe ka bërë thirrje për më shumë unitet brenda klubit.
“Duhet të kuptojmë se është viti i parë i Postecoglou dhe ai solli kaq shumë pozitivitet dhe futboll ndryshe”.
“E di që është herët për të thënë, por ne duhet të bëjmë shumë më mirë për sezonin e ardhshëm, sepse unë ende besoj se ai mund t’i sjellë kaq shumë sukses klubit”, deklaroi Son Heung-min.