Gjermania i ‘fal’ Shqipërisë talentin 19-vjeçar

Futboll

Gjermania i ‘fal’ Shqipërisë talentin 19-vjeçar

Më: 16 maj 2024 Në ora: 19:09
Brajan Gruda

Trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann publikoi disa orë më parë listën e lojtarëve që do të grumbullojë për Euro 2024. Një listë mjaft interesante, por që mungonte emri i shqiptarit, Brajan Gruda.

Ky i fundit është aktivizuar rregullisht me moshat e kombëtares gjermane dhe gjithashtu ka zhvilluar një sezon të mirë me Mainz në Bundesligë. Por kjo nuk ka mjaftuar që Nagelsmann t’i besojë në një kompeticion të rëndësishëm si Europiani.

Ky mund të jetë një ‘asist’ për Sylvinhon, me trajnerin e Kombëtares shqiptare që e pëlqen shumë Grudën. Edhe më herët, është raportuar që tekniku brazilian ka qenë në kontakte me futbollistin e Mainz, por s’ka pasur asgjë konkrete.

Duke parë zhgënjimin e 19-vjeçarit dhe mundësinë e Sylvinhos për të grumbulluar 26 lojtarë, është një mundësi mjaft e madhe që Gruda të jetë pjesë e kuqezinjve në Gjermani. Kujtojmë që 19-vjeçari luan në rolin e sulmuesit të djathtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat