Conte te Napoli? De Laurentis: Nuk flas për të prej nëntorit

Futboll

Conte te Napoli? De Laurentis: Nuk flas për të prej nëntorit

Më: 16 maj 2024 Në ora: 19:52
Aurelio De Laurentis

Antonio Conte vazhdon të diskutohet si kandidati më i mundshëm për të marrë drejtimi e Napolit.

Por presidenti i klubit italian, Aurelio De Laurentis, ka lënë të kuptohet sot para mediave se për momentin nuk ka asgjë konkrete rreth trajnerit të ri. Gjithsesi, ai ka theksuar se askush nuk do të jetë “shpëtimtari” i situatës dhe ka kujtuar se si ishin trajtuar trajnerët më parë në qytet.

“Ju keni folur për të, unë nuk kam folur kurrë. Kam folur në nëntor dhe pastaj kurrë më. Kur unë thirra Sarrin, që vinte nga Empoli, më kanë bërë parulla kundër. Më pas, kur mora Spaletin, pas vendit të tretë në renditje i vodhën makinën, ndaj të jemi pak më të qetë.

Këtu duket sikur ka vetëm një njeri i cili mund ta drejtojë Napolin drejt objektivave të rëndësishme. Nëse unë kam qenë promotori, bashkë me bashkëpunëtorë të tjerë, i 14 viteve në Europë… e kisha thënë që do të ishte e vështirë të përsëritnim vetveten pas titullit.

Nuk kisha përjetuar kurrë një sezon të tillë, le të themi që e lëshova veten, lashë që të më kushtëzonin, por edhe mediat shkruanin që duhej shkarkuar trajneri.

Pastaj nuk mund të detyrosh trajnerë të caktuar të vijnë, ose nuk mund të bësh asgjë që sulmuesi yt të shënojë gol, apo ta bësh të ndjehet keq duke luajtur vetëm gjysmën e ndeshjeve. Unë kam mbajtur gjithçka mbi vete, po në një moment të caktuar, diçka ia kam kthyer edhe unë atyre që më kanë kritikuar”, tha De Laurentis.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat