Vashat e Ferizajt U17 i gëzohen suksesit të madh

Futboll

Vashat e Ferizajt U17 i gëzohen suksesit të madh

Më: 16 maj 2024 Në ora: 22:56
Vashat e Ferizajt U17

Vashat e reja të Ferizajn shënuan sukses të madh, janë kampione të Kosovës në futboll, Grupi A. 

Një sukses i madh për këtë vasha, një klub i ri dhe që ka shumë talente. 

“Pas një sezoni të suksesshëm, mes shumë fitoreve dhe golave të shënuara si vendas ashtu edhe mysafir, ne arritëm të shpallemi kampione të Ligës U-17 për femra Grupi A. 

Ndeshja e fundit ishte ndaj KFF Pressingut, ku arritëm fitore me rezultat 5-1.

Pas 18 ndeshjeve të zhvilluara ne kemi 16 fitore, 1 barazim dhe vetëm 1 humbje, duke arkëtuar 49 pikë në total dhe shpallur kampion i Grupit A.

Kështu që me 18 Maj, nga ora 13:00 në Kampin Nacional në Hajvali, do të zhvillojmë ndeshjen e parë të barazhit me ekipin KFF Istogu, që është nënkampion i Grupit B. 

Për fund, urime vajzave për paraqitjet e shkëlqyera, që me angazhimin e tyre arritën të fitojnë ndeshje pas ndeshje dhe të marrin rezultatet e dëshiruara. 

Pa harruar edhe kontributin shumë të rëndësishëm nga prijësja e ekipit, trajnerja Festina Koxha, që ka punuar në vazhdimësi dhe heshtje për të arritur këto suksese.

Një falënderim edhe për Bordin Drejtues të FC Ferizaj që vazhdimisht na kanë përkrahur”, njofton FC Ferizaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat