Muja thyen heshtjen

Futboll

Muja thyen heshtjen

Më: 16 maj 2024 Në ora: 23:11
Arbnor Muja - djathtas

Arbnor Muja, e ka thyer heshtjen dhe ka folur për largimin e papritur nga Antwerpi , duke nënshkruar me klubin turk Samsunsporit në elitën e futbollit të Turqisë, gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sulmuesi i krahut u transferua te Samsunspori për 2 milionë euro.

Shqiptari nga Kosova ka luajtur në gjysmëfinalen e Kupës së Belgjikës kundër KV Oostende më 8 shkurt, por u zëvendësua pas 64 minutave.

Askush nuk mendoi se ajo do të ishte ndeshja e tij e fundit për Antwerpen, pasi klubi pas një dite njoftoi transferimin e tij te klubi turk Samsunspor.

“Ky transferim erdhi si befasi për mua. Nuk e kisha ndërmend të largohesha. Antwerpi ishte bërë shtëpia ime e dytë. Për fat të keq, klubi më tha në fund të muajit janar se dashuria më nuk ishte e ndërsjellë”.

“Nuk e kam kuptuar plotësisht vendimin e klubit.

Por kështu funksionon futbolli. Situata mund të ndryshojë nga dita në ditë. Duhet ta pranosh. Më mungon klubi, tifozët dhe qyteti”, ka thënë Muja për mediumin belg “hbvl.be”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat