Aventura në Bernabeu vazhdon

Futboll

Aventura në Bernabeu vazhdon

Më: 17 maj 2024 Në ora: 11:53
Reali

Reali kërkon ta mbyllë në mënyrë spektakolare këtë sezon. Pasi siguruan titulli kampion, djemtë e Carlo Ancelottit do të japin gjithçka për të thyer Borussian e Dortmundit në finalen e Championsit në “Wembley” (1 qershor).

Për të dërguar kupën me veshë të mëdhenj për herë të 15-të në kryeqytetin spanjoll. Ndërkohë, drejtuesit po merren me merkaton dhe rinovimet, aspekt ky tepër i rëndësishëm për të ardhmen.

Bisedimet me legjendat Luka Modric dhe Toni Kroos vijojnë, teksa është gjetur gjuha e përbashkët për të zgjatur bashkëpunimin me Lucas Vasquez, autor i 2 golave dhe 5 asistimeve gjatë këtij edicioni.

Anësori i djathtë, i cili ndodhet në vitin e fundit të kontratës, ka performuar mjaft mirë. Dhe “Los Blancos” kanë gati rinovimin me 32-vjeçarin. Palët duan të vazhdojnë së bashku dhe kështu do të ndodhë.

Më pas është radha e Dani Carvajal. Gjithsesi, situata për lojtarin nga Leganes është më e thjeshtë, pasi ai ndodhet nën kontratë me Realin deri në 2025.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat