Të shtunën në “Shtëpinë e Futbollit” luhet finalja Partizani – Apolonia

Futboll

Të shtunën në “Shtëpinë e Futbollit” luhet finalja Partizani – Apolonia

Më: 17 maj 2024 Në ora: 12:17
Foto ilusttrim

Finalja e Kupës së Shqipërisë për vajza Partizani – Apolonia do të luhet të shtunën në “Shtëpinë e Futbollit” në orën 18:00.

Dy skuadrat më të mira të këtij edicioni do të përballen së bashku për trofeun e 15-të në histori të Kupës së Shqipërisë.

Apolonia siguroi finalen e Kupës së Shqipërisë pasi mundi Gramshin, teksa tani fieraket do të luajnë finalen e dytë të sezonit, pas asaj të “Final Four” ku u mundën nga Vllaznia. Tani Apolonia do të synojë ta mbyllë sezonin me trofe.

Në anën tjetër Partizani mbërriti në finalen e Kupës së Shqipërisë pasi eleminoi Tiranën.

Vajzat e kuqe triumfuan edhe në finalen e vogël po ndaj Tiranës për vendin e tretë/katërt duke i rrëmbyer vajzave bardheblu vendin e tretë në renditje. Tani vajzat e kuqe do të kërkojnë të kurorzojnë sezonin e mirë me fitimin e Kupës së Shqipërisë.

Hyrja për tifozët në “Shtëpinë e Futbollit” për finalen e Kupës së Shqipërisë për vajza Partizani – Apolonia do të jetë falas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat