Luhet për titullin e Premier Leagues

Futboll

Luhet për titullin e Premier Leagues

Më: 17 maj 2024 Në ora: 12:35
Arteta

Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, nuk pret ndonjë surprizë nga ndeshjet e javës së fundit të Premier League, me Manchester City që pritet të konfirmohet kampion për të katërtin vit radhazi. Ndërsa “Topçinjtë” do të kënaqen me vendin e dytë.

Edhe në rast se Arsenal i tij fiton ndaj Everton kjo mund të mos mjaftojë, pasi “citizens” do të përballen me West Ham.

“Do të presim magjinë që të ndodhë. Ne duhet të bëjmë pjesën tonë dhe tashmë e dimë se çfarë të bëjmë”, tha Arteta.

“Do të jetë një ditë e mirë për ta përjetuar kampionatin në këtë mënyrë, deri në fund. Do të jetë hera e parë që Premier League do të jetë e hapur, në pritje se çfarë do të ndodhë në stadiumet e ndryshme”, tha më tej trajneri spanjoll

“Ka vetëm një mënyrë që ne të festojmë të fund në Emirates bashkë me tifozët tanë. Ne duhet të fitojmë dhe ata jo. S’ka asnjë shans tjetër. Gjithsesi, jam i sigurt që tifozët do të na mbështesin deri në fund”, u shpreh Arteta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat