Bastet në Euro 2024, tre lojtarë të Shqipërisë me koeficient

Futboll

Bastet në Euro 2024, tre lojtarë të Shqipërisë me koeficient

Më: 17 maj 2024 Në ora: 12:45
Shqipëria

Kompanitë e parashikimeve sportive vazhdojnë të shtojnë opsionet e basteve për ndeshjet e Europianit së fundmi kanë dalë edhe kuotat për titullin si lojtari më i mirë i turneut.

Kombëtaret ende nuk i kanë bërë publikë emrat e lojtarëve që do të grumbullojnë, por janë disa prej tyre të cilët do të jenë pashmangshmërisht të pranishëm.

Koeficientin më të ulët për t’u shpallur lojtari më i mirë, që do të thotë mundësitë më të mëdha i ka Kylian Mbappe. I ndjekur nga Jude Bellingham dhe Harry Kane që janë golashënues fantastikë.

Në listën e shkurtër ndjekin Bukayo Saka, Cristiano Ronaldo dhe Kevin De Bruyne.

Nuk mungojnë emrat e futbollistëve të kombëtares shqiptare edhe pse merr pjesë për herë të dytë në finalet e kësaj gare. Nedim Bajrami dhe Sokol Cikalleshi vlerësohen me koeficientin 351 ndërsa Armando Broja 501.

Thuajse e pamundur për kuqezinjtë që të fitojnë këtë çmim, por kompanitë e basteve nuk e përjashtojnë si mundësi pasi në këtë listë bëjnë pjesë vetëm 124 lojtarë nga 624 që do të grumbullohen gjithsej në 24 ekipet pjesëmarrëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat