Shqipëria gati për Europianin

Futboll

Shqipëria gati për Europianin

Më: 17 maj 2024 Në ora: 13:21
Lista

Kombëtarja shqiptare e minifutbollit prej dhjetë ditësh vijon përgatitjen për Kampionatin Europian 2024, kompeticion zyrtar i këtij sporti, event që do të mbahet nga data 1 deri më 8 qershor në Sarajevë të Bosnjë-Hercegovinës.

Shqipëria siç dihet bën pjesën në Grupin A, bashkë me vendësit e Bosnjë-Hercegovinës, me Slloveninë dhe Malin e Zi.

Një grup tërësisht ballkanas, ndërsa duhet theksuar se të gjithë kundërshtarët kanë eksperiencë më të madhe në arenën ndërkombëtare, duke mbërritur madje deri në finale (Mali i Zi dhe Sllovenia) apo në vend të tretë (BosnjëHercegovina). Për Shqipërinë kjo do të jetë pjesëmarrja e tretë në një Europian, pas “Ukrainë 2018” dhe “Sllovaki 2022”.

Nën drejtimin e trajnerit Mandrit Dulo, kuqezinjtë po stërviten rregullisht në Tiranën në mënyrë që të mbërrijnë në gjendjen e tyre më të mirë në këtë kompeticion.

Së fundmi është publikuar edhe lista me lojtarët dhe stafin që do të përfaqësojnë Shqipërinë në Sarajevë. Si gjithnjë thuajse i gjithë boshti i përfaqësues i përket ekipit Prestige, që është edhe skuadra lider e minifutbollit në Shqipëri.

Një ekip që ka ndikuar jo pak në rritjen ehe zhvillimin e këtij sporti, për t’u marrë si model nga shumë skuadra të tjera. Janë 11 lojtarë të cilët do të përfaqësojnë Kombëtaren në Europian, ndërsa për 9 prej tyre kjo do të jetë eksperienca e parë në një eveniment të tillë. Kapiteni i skuadrës, Fatmir Hysenbelliu, me dy pjesëmarrje, dhe portieri Dashnor Cara i pranishëm para dy vitesh në Sllovaki, janë të vetmit lojtarë të Shqipërisë me eksperiencë në Europiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat