Francezi Adrien Rabiot në fund të këtij sezoni, mund të largohet nga Juventusi, por jo nga Italia.
Sipas medieve italiane, Interi është i interesuar për reprezentuesin e Francës.
Ish-futbollisti i PSG-së në fund të këtij sezoni, mbyll kontratën me torinezët dhe ende nuk ka ndonjë marrëveshje për rinovimin e kontratës së re me ‘Zonjën e Vjetër’.
“Interi po mendon për marrëveshje me Rabiot. Interi do të ishte gati të fillonte negociatat serioze për francezin”, shkruajnë mediet italiane.
Ndryshe, Rabiot prej kohësh është cak edhe i disa klubeve tjera evropiane përfshirë edhe Manchester Unitedin.