Real Madridi kërkon mbrojtësin e Arsenalin

Futboll

Real Madridi kërkon mbrojtësin e Arsenalin

Më: 17 maj 2024 Në ora: 13:47
Ancelotti

Sipas raportimit nga “CaughtOffside”, Real Madridi nuk është i vetëm në garën për shërbimet e Uiliam Saliba-s.

Bajern Munihu dhe Paris Sen Zhermeni raportohet gjithashtu se janë të interesuar për nënshkrimin me francezin.

Këto klube po synojnë që të përforcojnë qendrën e mbrojtjes me një lojtar të kalibrit të Salibas.

Për të siguruar shërbimet e Salibas klubet e interesuara duhet të paguajnë një çmim të lartë. Arsenali e vlerëson kartonin e tij rreth 85 milionë euro, si reflektim për rolin që ka në ekip.

CIES së fundmi e vlerësoi kartonin e Salibas rreth 100 milionë euro, duke e bërë atë mbrojtësin më të vlefshëm në botë.

Real Madridi përveç opsionit Saliba-s, në mendje ka edhe Leni Joro, një 18-vjeçar i cili po shkëlqen këtë sezon me fanellën e Lille-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat