Përballje historike mes Partizanit dhe Skënderbeut

Futboll

Përballje historike mes Partizanit dhe Skënderbeut

Më: 17 maj 2024 Në ora: 14:42
Pamje nga ndeshja

Partizani dhe Skënderbeu sfidojnë sot njëra-tjetrën në orën 20:00 në ndeshjen më vendimtare që mund të kenë luajtur ndonjëherë së bashku.

Kurrë më parë titulli kampion nuk është vendosur në këtë mënyrë dhe kjo e bën këtë betejë të veçantë, por edhe historike.

Në fund të sezonit Partizani u rendit në vendin e dytë, duke arritur të sigurojë 70 milionë lekë të vjetër si shpërblim nga FSHF-ja, por edhe avantazhin e çuditshëm të barazimit.

Kjo përparësi konsiston me faktin se nëse ndeshja e mbrëmjes së sotme përfundon në barazim për 90 minuta, nuk do të kemi shtesa apo penallti, por finalisti i parë për titullin do të jetë skuadra e Orges Shehit.

Në këtë kuadër, Skënderbeu, që e mbylli sezonin si e katërta ka në dispozicion vetëm opsionin e fitores për të shkuar në finale, pasi është skuadra e renditur më keq në këtë çift gjysmëfinal.

Ky detaj e bën këtë ndeshje unike dhe të çuditshme njëkohësisht, sepse skuadrat duhet ta ndërtojnë strategjinë e tyre me mendjen te ky detaj. Te Partizani kanë paralajmëruar se do të luajnë vetëm për fitoren, ndërsa te Skënderbeu nuk kanë opsion tjetër.

Kjo bën që të parashikojmë një ndeshje të hapur që në minutën e parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat