Pioli: Ishte një javë e mirë

Futboll

Pioli: Ishte një javë e mirë

Më: 17 maj 2024 Në ora: 14:49
Stefano Pioli

Stefano Pioli foli në konsferencë për shtyp para ndeshjes së parafundit në kampionat që Milani luan në transfertë ndaj Torinos.

Tekniku i kuqezinjve, theksoi se nuk mendon për të ardhmen ndërsa shtoi se Milani mund ta fitojë Championsin në të ardhmen.

“Ishte një javë e mirë sepse nuk kishim fituar për një kohë të gjatë.

Fitorja ndaj Cagliarit dhe vendi i dytë na lejoi të jemi më të qetë.

Qetësia do të na ndihmojë në këto dy ndeshje. Torino është një ekip i mirë dhe ka një mbrojtje të shkëlqyer”, tha Pioli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat