​Portieri i Arsenalit shumë afër kalimit te Newcastle

Futboll

​Portieri i Arsenalit shumë afër kalimit te Newcastle

Më: 17 maj 2024 Në ora: 15:39
Trajneri i Newcastel

Newcastle United është skuadra që po e kryeson garën për transferimin e Aaron Ramsdale këtë verë, bën të ditur “LondonWorld”.

Ramsdale ka filluar vetëm 11 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon dhe është identifikuar nga trajneri i Newcastle, Eddie Howe si njeriu që zgjidh problemet e portierit të klubit.

“Nuk do të bëhesh numri dy. Si një tifoz i Arsenalit, nuk dua që Aaron Ramsdale të largohet. Por më pas si një ish-portier i Anglisë, dua të shoh një portier tjetër në zhvillim”, tha ish-portieri i Arsenalit, David Seaman.

“Unë mendoj se ai mund të shkojë diku si Chelsea për t'i dhënë vetes një mundësi më të mirë për të marrë aksionin e ekipit të parë. Mendoj se ka disa klube që ai do t'i përshtatej, ndoshta edhe dikujt si West Hami”, tha më tej Seaman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat