Zola: Ai është Iniesta ynë

Futboll

Zola: Ai është Iniesta ynë

Më: 17 maj 2024 Në ora: 16:20
Gianfranco Zola

Ka mbetur pak më shumë se një muaj deri në fillimin e Kampionatit Evropian.

Italia e Luciano Spallettit duhet të mbrojë titullin në Gjermani, ku në vitin 2006 fitoi Botërorin me Marcello Lippi në stol.

Në funksion të kompeticionit të kësaj vere, Gianfranco Zola foli në mikrofonat e “L’Avvenire”, duke u ndalur se cili mund të jetë numri 10 i kombëtares italiane:

“Italia e ka një ’10’ dhe unë e kam sponsorizuar gjithmonë si të tillë.

E kam fjalën për Nicolò Zaniolo. E ka humbur pak rrugën e tij, por me një trajner të madh si Luciano Spalletti mund ta rizbulojë atë talentin imagjinativ që ia admiroja në fillim.

Megjithatë, Italia ka një kampion të madh të sprovuar dhe ai është Nicolò Barella.

Ai është Iniesta ynë. Barella është një lojtar i madh, që përmirësohet nga sezoni në sezon.

Ai është gjithashtu një djalë inteligjent. Një gjë na bashkon: suksesi nuk e ka ndryshuar, ai mbetet gjithmonë djali i mirë nga Cagliari, me këmbët e vendosura fort në këtë tokë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat