Buffon zbulon prapaskenat

Futboll

Buffon zbulon prapaskenat

Më: 17 maj 2024 Në ora: 16:52
Gianlugi Buffon

Gianlugi Buffon shkruajti historinë me Juventusin, por legjenda italiane e portës mund të kishte pasur një tjetër rrugëtim. Së fundmi, 46-vjeçari zbuloi se ka qenë pranë transferimit te Milan, apo edhe Manchester United e Barcelona.

“Në moshën 12-vjeçare duhej të isha bërë një futbollist i Milanit. Kisha zgjedhur edhe kolegjin për të qënë pranë klubit, por përpara zhvillova një test me Parmën. Aty një prej drejtuesve tha se unë nuk duhej të largohesha në asnjë mënyrë dhe kështu qëndrova në Parma.

Më pas kur nisa të luaja, vëllai i Sir Alex Fergusson vinte çdo fundjavë në Tardini dhe më shihte nga tribuna. Kërkonte të më merrte në Manchester, por në atë periudhë dëshira ime e vetme ishte të fitoja titullin me Parmën. U largova nga klubi vetëm kur mësova se drejtuesit kishin plane për të ridimensionuar skuadrën.

Barcelona? Ndodhi para se të rikthehesha për herë të dytë në Parma. Agjenti im, Silvio Martina më telefonoi dhe më tha se ishte gjithçka në rregull me Barcelonën dhe se pritej vetëm firma ime.

Mendova se do të ishte e mrekullueshme që pasi kisha ndarë dhomat e zhveshjes me shumë kampionë, të mbyllja karrierën duke luajtur edhe me Messin. Por, ndryshova mendje shpejt sepse e kuptova se i lumtur mund të isha vetëm në Parma.

Në fakt, kisha edhe mendime të tjera. Më tërhiqte edhe ideja për të luajtur në Napoli, jugu do të më mbushte me energji.

Në fund, i thashë babait dhe agjentit të vendosnin për mua pasi e dija se ata do të bënin zgjedhjen më të mirë”, u shpreh Buffon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat