Gjilani i gatshëm për ndeshjen ndaj Dritës

Futboll

Gjilani i gatshëm për ndeshjen ndaj Dritës

Më: 17 maj 2024 Në ora: 21:40
Gjilani

Në paraditën e së premtes (17 Maj), ekipi i Gjilanit ka mbajtur seancën e fundit stërvitore në prag të duelit kampional ndaj FC Dritës.

"Pavarësisht mungesave të cilat janë të theksuara, skuadra ka qenë në ritëm dhe mjaft e përqendruar për duelin ndaj rivalëve lokal.

Listës së futbollistëve të cilët pritet ta humbasin këtë derbi i është shtuar edhe Shend Kelmendi, i cili për shkak të gjendjes gripore nuk ka stërvitur me ekipin.

Ndërkohë, futbollistët Betim Halimi, Malos Bajrami dhe Blend Krasniqi janë duke vazhduar me proceset e rikuperimit, megjithëse sezonin e kanë mbyllur prej kohësh.

Në listën e të ftuarve është future edhe Elton Cale, i cili kishte munguar në duelin e fundit kampional ndaj FC Liria për shkak të kartonëve.

Përballja ndërmjet Gjilanit dhe Dritës zhvillohet këtë të shtunë me fillim nga ora 15:00, ndërkohë stadiumi ndihmës në Gjilan do jetë arena e takimit", njofton SC Gjilani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat