Ramadani: Nesër është një derbi shumë i fortë 

Futboll

Ramadani: Nesër është një derbi shumë i fortë 

Më: 17 maj 2024 Në ora: 21:44
Zekirija Ramadani

Kjo javë sjell vëmendjen në Gjilan, pasi në kuadër të xhiros së 35-të takohen dy rivalët e vjetër të një qytetit, SC Gjilani - FC Drita.

Kjo ndeshje është e derbit të qytetit, nga më të zjarrtët në Kosovë tha në fillim të konferencës së sotme kryetrajneri i Dritës, Zekirija Ramadani.

"Nesër është një derbi shumë i fortë, i cili pa marrë parasysh objektivat gjithmonë ka rezultu me luftë sportive, me angazhim dhe dihet me një detaj mund të vendos.

Mund të mbarojë me një gol, nganjëherë mund të vendos një gol nganjëherë mund të ketë më shumë gola.

Dy skuadrat janë në presion në objektivat ne që luftojmë për vendin e dytë, gjersa ata për t'i ikur barazhit dhe mbijetesën. Po edhe mos t'i kishim këto objektiva, besoj do të ishte një derbi i vërtetë", ka thënë kryetrajneri Ramadani.

"Një fitore eventuale do t'u takonte edhe tifozëve tanë "Intelektualët", ka thënë Ramadani.

"Shpresojmë t'i gëzojmë tifozët tanë, futboll dashësit tanë, me një fitore, angazhim dhe luftë sportive", ka përfunduar trajneri Zekirija Ramadani.

Ndeshja SC Gjilani - FC Drita zhvillohet nesër,  e shtunë, ora 15:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat