Shehi pas kalimit në finale: E kisha me siklet ndeshjen

Futboll

Shehi pas kalimit në finale: E kisha me siklet ndeshjen

Më: 17 maj 2024 Në ora: 22:52
Orges Shehi - majtas

Orges Shehi e ka cilësuar të merituar kalimin e skuadrës së Partizanit në finalen e kampionatit. Trajneri i të kuqve, ka theksuar pas sfidës ndaj Skënderbeut se e kënaqte me shumë fakti që skuadra kishte vazhdimësi.

“Na pret edhe një ndeshje. Më gëzon fakti që skuadrës iu bashkua në fund Cara dhe Taipi.

Jemi të plotë dhe kështu zgjedhjet bahen në bazë të kundërshtarit për mënyrën e manovrës.

Jemi të kënaqur që shkuam në finale dhe na pret një javë për t’u rikuperuar dhe për t’u përgatitur seriozisht se kush është ai që nuk do ta fitojë finalen?

Jemi të kënaqur për kontingjentin, por edhe për vazhdimësinë, Kjo ishte fitorja e 6, kërkoja nga skuadra të vazhdojë me këtë ritëm e të ketë ekuilibër. Disa elementë ndryshojnë në bazë të kundërshtarit, por vazhdimësia të jep besim se në 6 ndeshje kemi shënuar 10 gola e pësuar 1. Besimi i madh do përqendrim, se ndoshta lirohesh pak dhe humb përqendrimin se dihet që finalet janë me një takim. Por vijmë në këtë finale me performancë të mirë dhe besim.

Kur të mungojnë elementët duhet të fillosh të modifikosh për shkak të cilësive. Kur vijnë lojtarët e plotë, e shihni që Bintsuka luan në krah e Skuka në tjetrin. Dhimbja e kokës është kur do të marrësh rezultatin. Ku rri trajneri pa dhimbje koke ndonjëherë! Nuk rri ndonjëherë.

Këtë jave e kemi përgatitur me qetësi, e kemi përgatitur si derbit, me qetësi dhe përqendrim. E kam thënë edhe në konferencë që skuadra tregon qëndrueshmëri dhe mentalitet. Kjo ndihmon të qenit pretendent dhe favorit, si të tillë u sollën lojtarët sot. Më vjen mirë që kanë këtë mentalitet, fanella që mbajmë mbi supe na ndihmon të jemi gjithmonë aty ku duhet.

Kishim frikë me Muratajn për një faull taktik dhe rrezikonte me karton. Kërkuam në fund të kemi një pesëshe mbrapa dhe në majë të kishim dy lojtarë, Carën dhe Mensah për t’u rinisur në kundërsulm. Kjo edhe për shkak të rezultatit, se Skënderbeu po shtynte, Deshëm ta kapnim në dizekuilibër dhe shënonim përsëri.

Sulmuesit kur dalin atje, është vështirë të shërbejnë, Nga ana ime u kam thënë që kur të shkosh në metrat e fundit, fantazo dhe nuk të kërkon llogari kush. Doli Skuka dhe shërbeu, doli David e shërbeu për Bintsukën. Por e rëndësishme është që sulmuesit të jenë aty, të jenë prezent. Duhet përmirësuar shënjestra, kjo vjen që çdokush kërkon të shënojë. Sakrifikuam në fazë mbrojtëse, ndryshuam shumë në pjesën e parë. Më kënaq konsumi që bëjnë duke sakrifikuar për fazën mbrojtëse të skuadrës. Nuk shënuan sot, do shënojnë në ndeshjen tjetër.

Faktikisht ka qenë ndeshje me siklet, se kur luan për barazime ndoshta shërben për anën negative. I kërkova skuadrës të jenë në ekuilibër, të mos pësojmë kurrë, të bllokonim aksionet e tyre, sidomos me qendërmbrojtësit. E kemi zgjidhur mirë, duke detyruar që të binin top të gjatë dhe e kishim më kollaj.

Në finale? Të dyja të forta janë. Finalja është finale, kështu që nuk kam ndonjë preferencë kush del.

E kisha frikë vetë këtë ndeshje se kur ke dy rezultate ndoshta të kthehet negative. Por një skuadër që ka dy rezultate, mund të jetë më e favorizuar. Por nuk besoj se do të jetë një ndeshje e shtrënguar, do jetë që dy skuadrat duan ta fitojnë, Ta shohim kush do të na bashkohet në finale”, tha Shehi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat