Jo vetëm nga klubet e Premier League, sulmuesi i Genoa-s kërkohet edhe nga Bayern

Futboll

Jo vetëm nga klubet e Premier League, sulmuesi i Genoa-s kërkohet edhe nga Bayern

Më: 18 maj 2024 Në ora: 07:55
Albert Gudmundsson

Albert Gudmundsson është një prej lojtarëve që ka spikatur më shumë në Serie A. Sulmuesi erdhi te Genoa pa bujë, por islandezi bëri “zhurmë” me golat dhe formën e tij, aq sa tani ka fituar admirues në Premier League dhe jo vetëm.

Mediet italiane kanë raportuar se në gjurmët e 26-vjeçarit është vendosur edhe Bayern Munich, me bavarezët që kërkojnë të përforcojnë sulmin dhe te Gudmundsson shohin cilësitë e duhura

.Juventus, Napoli, Inter dhe shumë klube të Premier League e kanë ndjekur me interes, teksa aktivizimi i Bayern-it mund të ndryshojë skenarin e Gudmundsson, që nga Genoa vlerësohet rreth 35 milionë euro.

Sulmuesi, që në Itali erdhi nga AZ Alkmaar ka zhvilluar 35 ndeshje midis kampionatit dhe Kupës duke realizuar 16 gola dhe ka dhuruar 4 asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat