Modric pendohet, kërkon të qëndrojë te Real Madridi

Futboll

Modric pendohet, kërkon të qëndrojë te Real Madridi

Më: 18 maj 2024 Në ora: 10:35
Modric

Luca Modric duket se i ka rënë pishman, ai u shpreh se nuk dëshiron të largohet nga Real Madridi, edhe pse muaj më parë ka njoftuar se nuk do ta vazhdojë kontratën.

Sipas asaj që raporton Fabrizio Romano, mesfushori kroat ka informuar klubin për dëshirën e tij për të qëndruar.

Ylli kroat gjithashtu ka refuzuar dy propozime të mëdha, pasi ende shpreson të nënshkruajë marrëveshje të re te Reali.

Ndërkaq, e ardhmja e yllit kroat në ekip varet nga klubi dhe do të vendoset në ditët e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat