Vetëm 1 sezon te Skënderbeu

Futboll

Vetëm 1 sezon te Skënderbeu

Më: 18 maj 2024 Në ora: 11:44
Skënderbeu

Skënderbeu zhvilluan një sezon që i kalonte pritshmëritë. Korçarët ia dolën që të mbyllnin 36-javët e kampionatit në vendin e katërt të renditjes, duke lënë jashtë skemës “Final 4”, emra si Tirana apo Dinamo.

Edhe pse u mposht në gjysmëfinale të “Final 4” nga Partizani, korçarët përsëri nuk mbetet të zhgënjyer nga ky sezon dhe janë mëse të kënaqur.

Por drejtuesit priten të kënaqen edhe më shumë, për shkak se në merkaton verore pritet largime të bujshme me përfitime të majme.

Një nga lojtarët që pritet t’i japë fund aventurës te Skënderbeu vetëm pas 1 viti, është portieri, Marco Alia.

Alia me shumë mundësi do të largohet nga ekipi korçar, për portierin që nuk mungojnë ofertat. Mësohet se për 24-vjeçarin ka oferta tunduese nga Gjermania, por ende nuk dihet nëse ekipet e interesuara janë në elitë apo Bundesliga 2.

Kujtojmë që Alia ka zhvilluar një sezon mjaft pozitiv përsa i përket anës personale. Në 37 ndeshje të këtij sezoni mes Kupës, Superiores dhe “Final 4”, gardiani ka pësuar 37 gola. Ndër të tjera, ai gjithashtu ka mbajtur portën e paprekur në 12 ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat