Gosens rikthehet në Serie A

Futboll

Gosens rikthehet në Serie A

Më: 18 maj 2024 Në ora: 11:51
Robin Gosens

Robin Gosens do të rikthehet në Serie A. Anësori i majtë gjerman ka luajtur më parë me Atalantën dhe Interin në kampionatin italian.

29-vjeçari u transferua gjatë muajit gusht tek Unioni i Berlinit, skuadër që ka zhvilluar një sezon zhgënjyes duke mos siguruar ende qëndrimin në Bundesliga.

Lazio dhe Bolonga po punojnë për ta rikthyer në Itali, me vetë Gosens që preferon kalimin në Serie A për të rigjetur formën e ditëve më të mira.

Bardhekaltrit janë në avantazh për të siguruar shërbimet e tij. Klubi kryeqytetas po tenton ta marrë në huazim me detyrim blerjeje për një shumë rreth 10-12 mln euro.

Dhe marrëveshja finale mes drejtuesve të Lazios dhe atyre të Unionit të Berlinit është shumë afër. Me palët që po merren me detajet e fundit.

Gosens pëlqehet shumë nga tekniku Tudor, i cili vlerëson aftësitë dhe eksperiencën e lojtarit gjerman. Autor i 20 ndeshjeve dhe 2 golave me ekipin kombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat