Dita e trofeut, skuadra shqiptare në festë

Futboll

Dita e trofeut, skuadra shqiptare në festë

Më: 18 maj 2024 Në ora: 12:10
Struga Trim Lum

Dita e sotme apo dita e trofeut, le të festojmë bashkë, ndaj eja edhe ti për të qenë pjesë e festës së madhe.

Struga falë ekipit të Struga Trim Lum, me pronar familjen Qyra, përveç  epitetit si qytet turistik, tashmë po njihet edhe si qytet kampionësh…, shkruan në faqen e klubit të futbollit Struga Trim Lum. 

Qytetin e bukur të Strugës falë ekipit të Struga Trim Lum, me pronar familjen Qyra, përveç si turistik, tashmë shumë persona e njohin edhe si qytet kampioni. Struga Trim Lum për të dytin vit me radhë po shpallet kampion, duke ju marrë primatin dy skuadrave tjera shqiptare me buxhet më të madh, Shkëndijës dhe FC Shkupit.

Pikërisht fitorja e javës së kaluar në Tetovë kundër Shkëndijës na mundësoi që të sigurojmë titullin kampion, të cilin do e shijojmë sot përballë rivalit tjetër për titull, FC Shkupit.

Ndeshja kundër “bardhebluve” nga Çairi do të jetë e fundit për sezonin 2023/24, në të cilin skuadra jonë ka regjistruar edhe një rekord.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat