Zëvendësuesi i Zirkzees, edhe një shqiptar mes kandidatëve

Futboll

Zëvendësuesi i Zirkzees, edhe një shqiptar mes kandidatëve

Më: 18 maj 2024 Në ora: 12:15
Albion Rrahmani - majtas

Bologna ishte surpriza më e bukur e këtij sezoni në Serie A. Ekipi emilian siguroi me meritë një biletë në grupet e Champions League për sezonin e ardhshëm.

Thiago Motta dhe djemtë e tij kanë zhvilluar një punë fantastike, që u shpërblye me rikthimin në kompeticionin e më të fortëve pas 60 vitesh.

Tekniku italo-brazilian do të largohet drejt Juventusit, ndërkohë që me valixhe gati është edhe Joshua Zirkzee, “ylli” i skuadrës.

Sulmuesi holandez pëlqehet shumë nga Milani dhe Juventusi, por nuk përjashtohet rikthimi te Bayerni apo transferimi në Premier League tek Arsenali.

Drejtuesit e Bolognës kanë nisur nga puna për të gjetur zëvendësuesin e tij dhe në listën e dëshirave është edhe një shqiptar.

Bëhet fjalë për Albion Rrahmanin, sulmuesin e përfaqësueses së Kosovës, pjesë e Rapidit të Bukureshtit në Rumani.

19 gola ka realizuar këtë sezon me ekipin kryeqytetas 23-vjeçari nga Podujeva, teksa numëron edhe 5 asistime.

Performancat pozitive kanë tërhequr vëmendjen e klubeve të ndryshme. Benfica e monitoron prej kohësh, gjithashtu edhe Werder Bremen.

Por jo vetëm, pasi Rrahmani pëlqehet shumë edhe nga Bologna.

Shtypi sportiv italian raporton se dyshja Sartori-Di Vaio po ndjekin me interes goleadorin e talentuar dardan, për të cilin Bologna do të ishte një destinacion perfekt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat