Barcelona nuk e fal Xavin

Futboll

Barcelona nuk e fal Xavin

Më: 18 maj 2024 Në ora: 12:32
Xavi

Joan Laporta e ka vendosur dhe as që ka ndërmend të ndryshojë mendim: Xavi do të shkarkohet nga posti i trajnerit të Barcelonës.

Deklarata e trajnerit që katalanasit do e kenë të vështirë të konkurrojnë me klubet si Reali apo ato angleze si pasojë e problemeve ekonomike, ka zemëruar presidentin.

Mediet pranë klubit raportojnë se dueli përballë Rayo Vallecanos do të jetë i fundit për Xavin në pankinën e skuadrës së tij të zemrës.

Barcelona sfidon në shtëpi ekipin e Ivan Balliut, të dielën (19:00).

Më pas lamtumira nga Barcelona. Me Laportën që do të shkarkojë 44-vjeçarit mes të hënës dhe të martës së javës së ardhshme.

Xavi lajmëroi në fundin e janarit se do të largohej në verë, por me kalimin e kohës ndryshoi mendim. Dhe disa ditë më parë u shfaq i lumtur përkrah Laportës, ku lajmëroi qëndrimin e tij te Barcelona.

Buzëqeshjet mes palëve zgjatën fare pak. Raporti mes presidentit dhe trajnerit ka prekur fundin dhe tashmë pritet ndarja mes tyre.

Xavi drejton skuadrën katalanase prej nëntorit të vitit 2021. Si trajner i Barcelonës fitoi titullin kampion dhe Superkupën e Spanjës vitin e kaluar..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat